English

Kosovë, arrestohen katër persona për trafik prostitucioni

Gjilan, 5 maj 2011, NOA - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë arrestoi në dy operacione policore katër persona, të cilët dyshohen se kanë trafikuar femra për qëllime prostitucioni.

Në një operacion të realizuar dje në rajonin e Gjilanit u arrestuan dy të dyshuar si M. Kastrati i lindur në vitin 1948 dhe R. Kastrati, i lindur në vitin 1964.

Ndërkohë sot në një tjetër operacion kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se merreshin sistematikisht me menaxhimin e prostitucionit.

Dy personat e arrestuar gjatë këtij operacioni të dytë janë H. Delia, i lindur në vitin 1962 dhe R. Shabani, i lindur në vitin 1949.

Të arrestuarit u dërguan para gjyqtarit të çështjes për t’u proceduar në kohë të shpejtë.

mit/NOA

KOMENTE