Tiranë, 5 maj, NOA – Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zhvilluar sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha për mediat, se kjo është dita e kujtimit të njerëzve që luftuan për një Shqipëri evropiane. “5 maji është një ditë e një reference për partizanët e lirisë dhe për Shqipërinë evropiane. LSI jo vetëm është e ngritur në vlerat e sakrificës së tyre, por i mbron ato me përkushtim sepse ëndrra e tyre është amanet”, tha Luan Rama.
Sekretari i LSI-së u shpreh kujtimi i 5 Majit lidhet me emrin e Qemal Stafës, por edhe me ditën e fitores kundër nazi-fashizmit. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e datës 8 maj, Rama u shpreh se ato do të jenë dita e fitores së qytetarëve shqiptarë.
a.k/NOA