E enjte, 5 maj 2011, NOA- Rreth 4800 shtetas të Maqedonisë në diasporë kanë bërë kërkesën e tyre për të votuar në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit për të zgjedhur 3 deputetët e diasporës.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko theksoi se kjo shifër pritet të jetë përfundimtare, por gjatë tre ditëve të ardhshme do të bëhet verifikimi i saj dhe do të bëhet publike lista zyrtare e shtetasve që do të votojnë në diasporë për tre deputetët.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, për njësinë zgjedhore të diasporës 7, që përfshin Evropën janë paraqitur 2.901 shtetas, në njësinë 8 të Amerikës dhe Kanadasë janë paraqitur 1.106 veta dhe në njësinë e Australisë të njohur si njësia 9 janë paraqitur 764 veta.
Deputetët e këtyre tre zonave do të zgjidhen vetëm prej 2 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar. KSHZ njoftoi se ka marrë kandidaturat për këto njësi: si të PPD-së për njësinë e Amerikës dhe Kanadasë, BDI dhe DR-së për njësinë e 7 në Evropë, ndërsa pritet edhe dorëzimi i listave tjera.
(INA)/NOA