Çorovodë, 5 maj 2011, NOA- Qyteti i Çorovodës ka qenë ndalesa e ditës së sotme të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Nga ky qytet ai është shprehur se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” është koalicioni fitues ne 8 maj, pasi vota për të do të jetë votë për punësimin dhe progresin ekonomik.
Së bashku me deputetin e këtij vendi, kreun e METE, Nasip Naço, Meta prezantoi dhe mbështeti kandidatin për kryetar bashkie të Çorovodës, Nesim Spahiun.
Edhe në këtë qytet ai përmendi liberalizimin e vizave duke thënë se ky koalicion bën që me rrugën e tij të plotësohen deh kënaqen interesat e të gjithë shqiptarëve.
Më tej ai shtoi se, “Kandidatët e rrugës së vetme vijnë e ju thonë që ne i duam vota tuaja në mënyrë që më 9 maj me bashkitë që ju do na i jepni, me ,komunat që ju do na i jepni ne të zihemi me qeverinë për interesat politike të Edi Ramës. Ndërkohë që çdo kryetar bashkie apo komune pavarësisht se cilës parti apo koalicioni i takon pasi zgjidhet ka detyrë të jetë shërbëtor i të gjithë qytetarëve të Çorovodës e kudo tjetër, e ka detyrë të bashkëpunojë ngushte me qeverinë për të realizuar projektet të cilat i duhen këtij komuniteti për të jetuar më mir”.
Sakaq ai theksoi se, Nesim Spahiu është emri i vetëm që figuron më 8 maj për kryetar të Bashkisë së Çorovodës, është emri i cili u kujton të gjithëve punën e palodhur dhe padurimin për të realizuar premtimet e dhëna.
Meta tha se, vetëm në Poliçan, në vetëm një vit e gjysmë janë shtuar 300 vende të reja pune e deri në fund të këtij viti, me projektet që janë bërë e me drejtimin e shkëlqyer të Kombinatit, parashikohen të shtohen edhe mbi 1200 vende të reja pune.
Ndër të tjera kreu i LSI-së tha: “Jo vetëm Nesim Spahiu do të fitojë këtu në mënyrë spektakolare për tu dhënë mësim të mirë të gjithë atyre që kujtojnë që skraparllinjtë mund të blihen me 50 mijë leksha e me miell. Por ne do të fitojmë edhe në Poliçan me Çaush Qaton , për ta shpëtuar atë popull të mrekullueshëm nga një bandit i cili i dhunon dhe i keqtrajton për vite të tëra dhe që ka gjetur strehë pikërisht, atje ku ju e dini shumë mirë, tek krimi i organizuar. Ne do të fitojmë në Bogovë me Fadil Kapllanin i cili është një njeri i mrekullueshëm. Ne do të fitojmë me Gazmor Hysën në Komunën Qendër dhe do të fitojmë kudo në të gjithë njësitë e rrethit tonë”.
Ai shprehu me bindje se “Aleanca për Qytetarin do të fitojë të gjitha bashkitë e Beratit.
Lideri i LSI-së deklaroi se, socialistët asnjëherë nuk kanë qenë njerëz të dhunës, prandaj bëri thirrje që më 8 maj me votën e tyre, socialistët të shpëtojnë një herë e mirë nga zgjedha e një lidershipi kriminal që asgjë nuk e lidh me socialistët dhe me idealet e tyre për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri evropiane.
LISTA EMERORE E KANDIDATEVE PER KRYETARE KOMUNASH DHE BASHKISH TE PROPOZUARA NGA LSI
1.QARKU BERAT
1- BASHKIA URA VAJGURORE THOMA RUMNIÇI
2- KOMUNA POSHNJE KUJTIM PELIVANI
3- KOMUNA TERPAN EDMONT ZOTKAJ
4- KOMUNA VELABISHT KASTRIOT RAPAJ
5- KOMUNA VERTOP GUXIMTAR GOJKA
6- BASHKIA COROVODE NESIM SPAHIU
7- BASHKIA KUCOVE SELFO KAPLLANI
8- KOMUNA LESHNJE ILIRJAN HODO
9- KOMUNA POTOM LIRIM KOROMANI
10- KOMUNA QENDER SKRAPAR GAZMIR HYSA
11- KOMUNA VENDRESH SULEJMAN DERVISHI
a.y/NOA