Tiranë, 5 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme në Ministrinë e Mbrojtjes, u dekorua me medalje për “Shërbime të shquara” Atasheun Ushtarak Danez, LTC. Soren Knudsen si dhe major, Niels Randolev.
Nën motivacionin, për kontributin e dhënë përmes punës së tij, si Atashe Ushtarak, në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e Mbrojtjes, midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, dhënia e kësaj medalje, ndaj Knudsen, u bë pas përfundimit me sukses të qëndrimit të tij si atashe ushtarak (jo-rezident) në vendin tonë, si dhe në mbyllje të projektit “Për kompletimit me materiale infrastrukturore të rrjetit kompjuterik për Forcave të Armatosura të Shqipërisë", projekt i cili nisi para disa kohësh në vendin tonë.
Zv.shefi i Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade, Sandër Lleshi bëri dorëzimin e medaljeve.
Gjatë fjalës së tij Lleshi u shpreh se, “Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e Forcave të Armatosura të RSh-së për Qeverinë Daneze dhe për Danish Force për kontributin e shquar që ato kanë dhënë në progresin e FA-së të RSh-së në rrugën e tyre të modernizimit, transformimit dhe të integrimit në NATO. Po bëhen shumë vite që mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës zhvillohen marrëdhënie të shumanshme,veçanërisht intensive kanë qenë marrëdhëniet mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Danish Defence”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Maksim Malaj, ka vlerësuar me medaljen: “Për kontributin e dhënë përmes punës së tij, si koordinator, në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e Mbrojtjes, midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës", major Niels Randolev.
Atasheu Knudsen është “Qytetar Nderi” i Burrelit dhe i Dibrës.
a.y/NOA