E enjte, 5 maj 2011, NOA- Kryengritësit libianë do të kenë një fond special në mbështetje të tyre.
Ky vendim u mor nga Liga Arabe, Bashkimi Afrikan dhe shtete anëtare të NATO-s gjatë një konference në Romë, ku u vendos që Grupi Ndërkombëtar i Kontaktit të krijojë një fond të posaçëm për mbështetjen financiare të tyre.
Si burim kryesor do të përdoren paratë e liderit libian Muammar Geddafi, nga ku vetëm në Gjermani në xhirollogaritë me paratë e depozituara të tij kapin shumën e më shumë se gjashtë miliardë eurove.
E gjitha kjo nisi nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen kishte kërkuar të mërkurën për herë të parë mbështetje financiare për kryengritësit në Libi duke e cilësuar këtë si ndihmesë, ku shkak u bë gjendja e kryengritësve në Bengasi, kryeqendër e të rebeluarve anti-Geddaf.
a.y/NOA