English

Parashikimi i motit për 6 maj 2011

Tiranë, 5 maj 2011, NOA- Dita e neserme do te nise me kthjellime ne te gjithe vendin por mesdita do te sjelle kalime vranesirash te lehta neper territor ku me te theksuara do te jene ne ekstremin verior.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, edhe pjesa e dyte e se premtes do te vijoje me mot te kthjellet ne Ultesiren perendimore dhe bregdet, ndersa ne zonat malore do te dominohen nga kthjellime dhe vranesira kalimtareh. Edhe gjate nates deri ne mengjesin pasardhes i gjithe vendi do te ne ndikimin e motit te kthjellet.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 4 grade reni ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Neser, Europa Veriore dhe Lindore do te karakterizohen nga kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te dominojne ne keto vende. Po ashtu me vranesira dhe shira do te dominohen Europa veriprendimor dhe juperendimore. Shira me te dendur do te bien ne Ishujt Britanike dhe malet Baske Ndryshe do te paraqitet situata ne qender te kontinentit, Pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do te jene dominuese gjate gjithe dites.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do te mbeten me shira intensive

- Rusia rrezikohet nga stuhi ere dhe shira te dendur

- Spanja rrezikohen nga ere e forte, shira, dallge te larta

a.y/NOA

KOMENTE