English

Pragzgjedhje, nisin punimet e Boshtit të Jugut

Berat, 5 maj, 2011, NOA – Premtim elektoral apo rastësi rutinë e punës së Ministrisë së Punëve Publike e Transporteve, mësohet se ka nisur faza e parë e punimeve në segmentin rrugor Elbasan – Berat, një segment i Boshtit të Jugut, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të qeverisë.

Punimet kanë nisur në rrugën që lidh fshatin Dragot e Marinëz, e cila është e gjatë 8.5 km.

Ky segment rrugor do të lidhë në një kohë të shpejtë Beratin me qytetin e Elbasanit.

Vlera e këtij projekti që përfshin segmentin nga Dragoti në drejtim të Marinëzës kap vlerën e 2 miliard e gjysmë lekëve.

Sipas qeverisë punimet e këtij segmenti rrugor do të përfundojnë brenda 6 muajve.

Pas përmbylljes së kësaj faze do të nisë edhe ndërtimi i lotit tjetër të segmentit Elbasan-Berat, pjesë e boshtit të jugut.

Segmenti rrugor Berat-Elbasan do të lidhet me autostradën Tiranë-Elbasan përmes segmentit që shkon në drejtim të Beratit.

mit/NOA

KOMENTE