Londër, 5 maj, NOA - Votuesit në Britani po votojnë sot në referendumin për reformën zgjedhore. Reforma e legjislacionit zgjedhor ka krijuar ndarjen më serioze mes partnerëve të koalicionit qeveritar.
Partia Konservatore e kryeministrit Dejvid Kamerun i kundërshton ndryshimet, por Liberal-Demokratët, partneri i dytë në koalicion janë në favor të ligjit të ri zgjedhor.
Ky është referendumi i parë në Britani në më shumë se 30 vite.
NOA/RFE