English

Ajri brenda shtëpisë? 5 herë më i ndotur se ai jashtë

Romë, 6 maj, NOA – Ajri që thithim brenda mureve të shtëpisë, rezulton të jetë të paktën 5 herë më i ndotur se ai jashtë tyre.

Një fakt i tillë tronditës është publikuar nga disa studiues të Institutit Italian të Shëndetit Publik, sipas të cilëve, faji për këtë është i aromave që mbërrijnë nga mobiljet, detergjentët, vajrat e ndryshme etj.

Studimi i drejtuar nga Sergio Fuselli, tregon sesi shtëpia nuk është vendi më i sigurt për shëndetin tonë, siç jemi mësuar ta cilësojmë deri tani, me besimin se jemi të mbrojtur nga sulmet e ndotjes prej botës së jashtme.

E duke marrë në vlerësim faktin se kalojmë më shumë se gjysmën e kohës sonë brenda mjediseve të shtëpisë, ky kthehet në një aspekt shqetësues.

Ndër mjediset më të ndotura të shtëpisë sa i përket ajrimit mbetet kuzhina ku gatuhet, por edhe banja nga detergjentët si edhe dhoma e gjumit nga kremrat apo parfumet që hedhim brenda saj.

n.e/NOA

KOMENTE