Tiranë, 6 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij Lulzim Basha u shpreh se, qytetarët e Tiranës do të kenë zërin e tyre përmes kryebashkiakut, i cili do zgjidhë hallet dhe problemet e tyre.
Ai apeloi që të niset puna pa humbur kohë, për të ndryshuar mënyrën se si punon kryetari i bashkisë, pasi sipas tij duhet një kryetar bashkie që i dëgjon qytetarët dhe hallet e tyre, dhe ky kryetar tha ai është Lulzim Basha.
“Kandidati tjetër nuk është armiku ynë, ai thjesht nuk duhet të jetë më kryetari i bashkisë tonë, nuk harroj kurrë që të gjithë qytetarët, miq apo kundërshtar janë qytetar të këtij qyteti”, deklaroi Basha.
Më tej kandidati i maxhorancës theksoi se, forca që e shtyn përpara është ndërtimi i kryeqytetit.
Ai prezantoi shprehu vendosmërinë dhe përkushtimin e tij për të drejtuar Tiranën.
Edhe në këtë takim, Basha shpalosi për herën e fundit para zgjedhjeve, disa nga pikat e programit të tij elektoral, duke thënë se, prioritet gjatë drejtimit të tij do të jenë hapja e vendeve të reja të punës, ndërtimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.
a.y/NOA