English

Berisha: Vota në 8 maj vë në zbatim projektin e hartuar nga qytetarët

Tiranë, 6 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij kreu i koalicionit “Aleanca për të ardhmen” u shpreh se, sot në shesh janë qytetarë të të gjitha bindjeve politike.

Më tej ai u tha atyre: “Mirëseerdhët në shtëpinë tonë. Orët që na ndajnë nga data 8, askush të mos mbetet në rrugën e vetmisë, me ne është ngrohtë, është e ardhme. Ju ftoj më 8 maj të votojmë të gjithë Lulzim Bashën, Lorenc Lukën, Ferdinand Xhaferrin, Andrea Manon dhe të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave për koalicionin e qytetarëve”.

Lideri i maxhorancës deklaroi se çdo votë do shndërrohet në zbatimin e qindra mijëra projekteve që u hartuan nga qytetarët në çdo takim.

Sepse shtoi ai qytetarët hartuat projektin e shndërrimit në realitet të ëndrrës së përbashkët për Shqipërinë e zhvilluar.

a.y/NOA

KOMENTE