Torino, 6 Maj NOA - Del Piero do të veshë sërish fanellën e Juventusit.
Klubi i bardhë e zinjve ka zyrtarizuar lajmin e shumëpritur të rinovimit të kontratës të kapitenit.
“Juventus Football Club S.p.A. komunikon se ka rinovuar kontratën e Alessandro Del Piero – lexohej në një shënim – Akordi i ri, është nënshkruar ditën e sotme nga presidenti Andrea Agnelli dhe nga vetë lojtari dhe është i vlefshëm deri më 30 qershor të 2012. Takimi për firmën është zhvilluar në stadiumin e ri”.
Del Pieros në lidhje me këtë çështje shkroi në Facebook: “Është një ditë speciale”.
r.b/NOA