English

Franca dëbon 14 diplomatë “pro” Gadafit

Paris (Francë), 6 maj, NOA - Parisi i ka urdhëruar 14 diplomatë lojalë ndaj regjimit të liderit të Libisë, Muamer Gadafi, që brenda dy ditësh të largohen nga Franca.

Ministria e jashtme franceze, nëpërmjet një deklarate të sotme, tha se Parisi më nuk e njeh statusin e tyre diplomatik. Franca është fuqia e parë perëndimore, që formalisht e ka njohur Këshillin Tranzicional Kombëtar të kryengritësve të Libisë, që po luftojnë kundër forcave të Gadafit.

Ambasada e Libisë në Paris është mbyllur para një muaji.

NOA/RFE

KOMENTE