English

Greqia, e para që del nga zona e Euros?

Berlin, 6 maj, NOA – Greqia po përgatit planin e afërt për të dalë nga zona e Euros, brenda së cilës figuron prej kohësh si anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian.

Një dyshim i tillë është publikuar nga e përditshmja gjermane “Spiegel”, edhe pse autoritetet greke e kanë mohuar atë në mënyrë kategorike.

Greqia ka hedhur poshtë raportet e mediave gjermane se Athina zyrtare po shikon mundësinë e largimit nga eurozona.

Greqia ishte vendi i parë që u përball me krizën financiare si pasojë e defiçitit të madh buxhetor. Vendi i shpëtoi falimentimit vetëm falë paketës evropiane të shpëtimit.

Nga ana e tij, Stefan Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pohuar se tema e daljes së Greqisë nga zona e Euros, do të jetë shumë shpejt kryesore në një mbledhje të qeverisë gjermane dhe në nivelin evropian në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE