Tiranë, 6 maj 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalimeve të mbajtura në takimin përmbyllës së socialistëve, fjalën në podium e morën me radhë kandidatët e njësive bashkiake të kryeqytetit.
Në fjalën e tyre ata u shprehën se votat e 8 majit do të zhbllokojnë këshillin Bashkiak nga pushteti.
Më tej njëri pas tjetrit kandidatët shprehën bindjen se qytetarët me votën e tyre do i kthejnë pushtetin dhe vendimmarrjen vetes së tyre.
Sakaq ata shtuan se “Aleanca për të ardhmen” është alternativa e duhur për qytetarët dhe për shqiptarët, madje shtuan se votat e kryeqytetasve do shkojnë për Edi Ramën.
a.y/NOA