English

Kapen 360 kg marijuanë në Brindizi, vinin me traget nga Porti i Vlorës

Brindizi, 6 maj, NOA – Plot 360 kilogramë lënë narkotike e llojit marijuanë, është mundur të sekuestrohet nga forcat italiane të Guarda di Finanza-s, ndërsa vinte nga Porti i Vlorës.

Ngjarja raportohet nga korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA në shtetin fqinj, sipas të cilit, sasia e konsiderueshme e drogës, ishte fshehur në frigoriferin e makinës së një trageti që mbërrinte në portin e Brindizit nga porti shqiptar përballë tij, ai i Vlorës.

Ai sqaron gjithashtu, se dy shoferët e automjetit, që të dy me kombësi shqiptare, janë vënë menjëherë në pranga nga autoritetet italiane nën akuzën e transportit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

n.e/NOA

KOMENTE