English

Legjendari Xhon Lenon me një statujë në Durrës (FOTOT)

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako përuron statujën e këngëtarit legjendar John Lennon

Durrës, 6 maj 2011 NOA - John Lennon, pjesëtari i grupit të famshëm të Bitëllsave, do të "qëndrojë" i ulur së bashku me kitarën e tij në një nga stolat dekorativë në një nga lulishtet e qytetit të Durrësit.

Pikërisht statujën e këtij këngëtari legjendar e ka realizuar skulptori Qazim Kërtusha. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka përuruar këtë vepër që sipas kryebashkiakut Dako përveç vlerave artistike jep edhe një mesazh lirie dhe paqeje:

"Po ia dhurojmë këtë vepër qytetit pasi një qytet mikpritës turistik si Durrësi duhet të ketë një vepër të tillë. Një këngëtar legjendar si John Lennon që është njëkohësisht simbol lirie dhe paqeje për të gjithë brezat që e kanë adhuruar i duhet qytetit pasi pikërisht ky është mesazhi që duam të përcjellim edhe në këtë moment përpara votimeve, mesazhin e paqes qetësisë dhe lirisë sepse në radhë të parë për qytetin e Durrësit dhe qytetarët duhet paqja e qetësia çdo ditë”.

Dako falënderoi skulptorin e njohur Qazim Kërtusha që realizoi këtë vepër kaq interesante dhe domethënëse për shkak të mesazhit që përcjell tek banorët e Durrësit por edhe tek të gjithë ata që do të vizitojnë qytetin tonë.

Ky monument është realizuar me përkrahjen e Bashkisë së Durrësit dhe një banke private.

Ai dhe ndodhet në një nga lulishtet pranë Torrës veneciane të Durrësit. Skulptori 58-vjeçar Kërtusha është një nga autorët më të njohur të veprave të parkut në qytetin bregdetar.

a.a/NOA

KOMENTE