Shkup, 6 maj 2011, NOA- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni raporton se deri mbrëmë në mesnatë janë dorëzuar 21 lista me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.
Përfaqësues të KSHZ-së bëjnë me dije se vetëm një listë është nga një grupim qytetar, ndërsa 20 janë lista me kandidatë të partive politike.
Sipas KSHZ-së, numri më i madh i kërkesave për votuesit nga diaspora për të votuar kanë ardhur nga njësia zgjedhore numër 8 nga Europa dhe Afrika, ku numërohen 4.500 kërkesa.
Në ditët në vijim pritet një shifër më e saktë e votuesve nga Diaspora, ndërsa listat e zgjedhësve në Maqedoni sipas KSHZ-së nuk kanë krijuar probleme, pasi regjistrimet janë bërë të sakta.
a.y/NOA