Belsh, 6 maj, NOA – Një fëmijë tre vjeç ka humbur jetën dje në fshatin Shëkndijë në Belsh të Qarkut të Elbasanit.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se fëmija është mbytur në liqen. Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht gjatë mbrëmjes së djeshme.
Fëmija, A. Paja ka rrëshqitur aksidentalisht në liqen dhe është mbytur gjatë mbrëmjes së djeshme.
a.k/NOA