SHBA, 6 maj, NOA - Zyrtarët amerikanë thonë se pritet që presidenti Barak Obama, gjatë ditës së sotme, do të takohet me disa nga komandot elite amerikane, që depërtuan në Pakistan dhe e kryen ndërhyrjen, e cila rezultoi me vrasjen e liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden.
Zyrtarët thanë se Obama planifikon që privatisht t’i falënderoj anëtarët e grupeve komando, kur ai të takohet me ta në Fort Campbell, në shtetin Kentaki. Ekipi SEAL ndërhyri në kompleksin e bin Ladenit në Abbottabad në Pakistan të hënën, dhe e vrau shefin e al-Kaidës, duke e përfunduar kështu ndjekjen e Shteteve të Bashkuara për terroristin, që fajësohet për sulmet kundër Amerikës, më 11 shtator 2001.
Dje Obama vizitoi qytetin e Nju Jorkut dhe vendosi kurorë në vendin ku u shkatërruan kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, pas sulmit me aeroplanat e rrëmbyer, më 11 shtator 2001. Obama tha se amerikanët kurrë nuk do t’i harrojnë këto sulme dhe afro 3 mijë njerëzit e vrarë gjatë këtyre sulmeve.
NOA/RFE