SHBA, 6 Maj NAO - Personat të cilët janë mbi peshë dhe i përkasin një moshe rreth të dyzetave kanë probabilitet më të madh që të preken nga sëmundje tipi Alzheimer. Këtë fakt e kanë provuar një grup studiuesish në Karolinska Institut në Stokholm, që kohët e fundit kanë publikuar një studim në gazetën Neurology, në edicionin e saj online. Studimi është testuar mbi 8534 suedezë të cilët kanë qenë mbi moshën 65-vjeçare, të cilët ishin monitoruar dhe rreth 30 vite më parë, pra rreth moshës 40 vjeçare.
Në këtë studim u arrit në një konkluzion, ku të gjithë ata persona që ishin mbipeshë, sipas të dhënave shkencore kanë një probabilitet prej rreth 80% më shumë të prekeshin nga format e demencë, kjo krahasuar me ata normalë.
Në këtë mënyrë u arrit në përfundimin se personat obezë dhe mbipeshë kanë një rrezik më të madh të ishin prekur nga sëmundja e Alzheimer.
r.b/NOA