English

PS hap takimin: Askush nuk prek vullnetin e qytetarëve

Tiranë, 6 maj 2011, NOA- Me disa minuta vonesë ka nisur takimi përmbyllës i Partisë Socialiste në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Ky takim i koalicionit të opozitës “Aleanca për të ardhmen”, u hap nga kandidati i kësaj partie për Bashkinë e Kamzës, Rakip Suli, i cili tha se askush nuk do ketë guxim të prekë vullnetin e qytetarëve më 8 maj.

Në vijim kandidatët e bastioneve të njohura si të djathta ai i Vorës dhe ai i Kavajës, bën apel që qytetarët të votojnë koalicionin opozitar, pasi më 8 maj thanë ata bashkia do u kthehet qytetarëve.

Sipas tyre vetëm një hap ndan nga fitorja historike e 8 majit. (vijon..)

a.y/NOA

KOMENTE