Pukë, 6 maj 2011, NOA – Policia e Pukës ndaloi një person të shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes. Oficerët e Komisariatit të policisë në Pukë ndaluan dje 34-vjeçarin gëzim Lushën, banor i fshatit Kabash në qytetin e Pukës.
Gëzim Lusha ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Pukës e kishte dënuar atë në seancën e 16 shtatorit të vitit të shkuar për veprën penale të vjedhjes.
I ndaluari po procedohet më tej nga Prokuroria e Pukës.
mit/NOA