Një laborator japonez ka krijuar një pajisje që mund të lejojnë të bëni “puthje” nga interneti”. “Puthja” bëhet duke tundur gjuhën tuaj mbi një pajisje plastike, dhe çfarë ju bëni e njëjta gjë do të bëhet tek personi nga distanca e largët në mënyrë automatike pra vetëm duke e mbajtur një lloj pajisje në gojë.
Disa njerëz në Laboratorin Kajimoto Tokio thonë se kjo është vetëm fillimi i asaj që mund të bëhet një paisje e plotë për tu përdorur nga interneti. Laboratori, pjesë e Universitetit të Electro-Communications, ka publikuar një video në të cilën një studiues e bën demonstrimin.
Thuhet se ideja është që të ndihmojë dashnorët në marrëdhëniet e atyre personave që kanë dashnor në distanca të largëta, duke bërë transmetimin e puthjes nga një person në tjetrin. Momentalisht kjo është bërë nga i njëjti kompjuter por thotë se një sistem mund të rregullohet që kjo të bëhet edhe përmes internetit.
Gjithashtu thuhet se “informacionet e puthjes” mund të regjistrohen kur dikush ju dërgon një puthje dhe pastaj të lëshoni atë kur ju dëshironi. Studiuesit kuptojnë se shumica e njerëzve nuk do dëshirojnë të përdorin një tub plastik për të zëvendësuar puthjen reale, por ka përpunime duke rregulluar këtë, thonë ata. /shkabaj.tk/