English

Rama: Qytetarët të votojnë për modelin e zhvillimit

Tiranë, 6 maj, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kërkoi sot nga qytetarët e Tiranës që të mendojnë në 8 maj për problemet e tyre dhe të votojnë për një jetë më të mirë. Gjatë inspektimit të punimeve në Fushën e Aviacionit, në kryeqytet, Rama u shpreh se synimi i opozitës është që ta kthejë Tiranën, “në një kryeqendër të re ekonomike, një kryeqendër që të jetë një zhvillim i rëndësishëm urban. Në tetë maj shqiptarët duhet të hedhin votën e tyre për të vetëm rrugë. Tirana është një pikë referimi për gjithë vendin".

Kreu i PS-së u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës që të marrin pjesë në votime dhe të thonë fjalën e tyre. Ai shtoi se ata që ndjehen të përbuzur nga politika e qeverisë në gjithë vendin duhet të mendojnë se “8 maji është dita ku secili ka në dorë fuqinë që i jep vota”, tha Rama.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE