English

Sot mitingjet e fundit elektorale

Tiranë, 6 maj, NOA – Dy kampet kryesore politike do të zhvillojnë sot mitingjet përmbyllëse elektorale për zgjedhjet vendore. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të gjitha partitë e tjera të mazhoranës do të jenë në orën 19 e 30 në sheshin “Nënë Tereza”.

Pritet që në këtë takim të jenë edhe gjithë kandidatët e kryeqytetit dhe të Qarkut të Tiranës. Ndërkohë që Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë ftuar simpatizantët e tyre në mitingun që do të mbahet në orën 19:00 në pallatin "Asllan Rusi". Takimet përmbyllëse pritet të fokusohen në fjalimet e dy liderëve kryesor, Rama dhe Berisha.

Ndërkohë që mazhorana dhe opozita për herë të parë do të zhvillojnë takime madhështore me gjithë aleatët, duke qenë se fushata, sidomos ajo në Tiranë, është zhvilluar më shumë në mënyrë individuale nga forcat politike dhe kandidatët.

a.k/NOA

KOMENTE