English

Tahiri: Pas rezolutës së OKB, dialogu detyrim

Prishtinë, 6 maj 2011, NOA- Edita Tahiri, kryesuesja e delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë shprehet se dialogu ishte i pashmangshëm.

“Hyrja në bisedime me Serbinë duhet të ndodhte, pavarësisht kritikave të shumta nga opozita se Kosova nuk është e përgatitur dhe se nuk do të fitojë asgjë nga këto bisedime”, është shprehur Tahiri.

Sipas saj, Prishtina ka hyrë në një proces bisedimesh për çështje teknike, pas pranimit të rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Tahiri ka shtuar se për Kosovën pjesëmarrja në bisedimet e reja me Serbinë ishte një detyrim ndërkombëtar.

a.y/NOA

KOMENTE