Lezhë, 6 Maj 2011 NOA/ Ardian Bushi – Një person ka mbetur i vrarë ndërsa ishte duke debatuar për motive të dyshuara pronësie të një toke pranë banesës së tij, policia në vendngjarje nuk raporton ende të arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur sonte në fshatin Barbullojë, komuna Kolsh e rrethit të Lezhës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktima është Gjon Toma, 53 vjeç, banor i fshatit Barbullojë. Ai është qëlluar me armë zjarri, raportohet nga të dhënat e para në vendngjarje.
a.b/NOA/ Vijon...