English

Agjencitë e huaja: Shqipëria, zgjedhje në një klimë të tensionuar

E shtunë, 7 maj 2011, NOA - Agjencitë e huaja të lajmeve raportojnë se Shqipëria shkon nesër në zgjedhje në një klimë të tensionuar politike.

Associated Press bën fjalë për incidente në fushatën zgjedhore, ndërkohë që thekson se partitë politike kanë publikuar sondazhe të njëanshme duke favorizuar kandidatët e tyre. Τë paktën 6-të kandidatë thuhet se denoncuan dhunën e ushtruar ndaj tyre, ndërsa përmenden edhe disa shpërthime me lëndë eksplozive.

Ndërkaq thuhet se Komisioni Evropian kërkoi sot nga dy partitë e mëdha politike të kontribuojnë për një proces zgjedhor të qetë duke vënë theksin tek rëndësia që ka përmbushja e të drejtës për të votuar nga të gjithë qytetarët.

Po ashtu komisioni u kërkoi 250 vëzhguesve të huaj, që të përmbushin misionin e tyre.

Sipas Associated Press pritet që rezultatet e para të dalin mëngjesin e së hënës.

mit/NOA

KOMENTE