Firence, 7 maj 2011, NOA- Policia e Firences ka vënë në pranga një shqiptar i shpallur në kërkim nga Interpoli.
Sipas zyrës Qendrore të Interpol Tirana, Besnik Kulla është arrestuar në Firence të Italisë, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Kulla i moshës 30 vjeçare, lindur në Durrës, është i njohur ndryshe me dy emra të tjerë: Elton Çela dhe Besnik Balla.
Mësohet se na maj të vitit të kaluar, Besnik Kulla kishte marrë masën e sigurisë “Arrest me burg”, nga Gjykata e Durrësit, por ai ka mundur ti fshihet drejtësisë për afro një vit, për tu arrestuar më pas në shtetin fqinj.
a.y/NOA