Nju Jork, 7 maj, NOA - Përdorimi i zgjatur në kohë i biberonit, si mjeti kryesor përmes të cilit, bebet marrin ushqimin e tyre, paraqet një rrezik të madh për shëndetin e tyre.
Një fakt të tillë e pohon një studim i publikuar në “Journal of Pediatrics” nga Robert Uhitaker dhe Rachel Gooze të universiteti Temple.
Sipas tij, fëmijët të cilët përdorin biberonin deri në moshën 2 vjeç, paraqesin rrezikun e shëndoshjes, 30 % më shumë se bashkëmoshatarët e tyre.
Ekspertët kanë marrë në shqyrtim një grup prej 6750 fëmijësh deri në moshën 5 vjet e gjysëm.
Dhe kanë vërë re sesi 22% e atyre që pinin qumësht me biberon deri në moshën 2 vjeç, kishin një prirje të madhe për t’u kthyer në obezë.
Sipas studiuesve Robert Uhitaker dhe Rachel Gooze, kjo shpjegohet me faktin se të hash dhe të pish përmes biberonit, është një mënyrë e lehtë për të marrë sa më shumë ushqim dhe kalori.
n.e/NOA