English

Britanikët refuzojnë reformimin e sistemit zgjedhor

Angli, 7 maj, NOA - Me shumicë të qartë britanikët votuan në një referendum popullor për mbajtjen e sistemit të tyre elektoral maxhoritar. Refuzimi i reformimit të sistemit zgjedhor për parlamentin, është një goditje e rëndë për liberaldemokratët, të cilët qeverisin prej një viti si partner në koalicion me konservatorët e kryeministrit David Cameron.

Liberalët, të cilët e kishin vënë si kusht për pjesëmarrje në qeveri referendumin, pësuan humbje të hidhura edhe në zgjedhjet rajonale dhe komunale, të cilat u mbajtën paralelisht me referendumin.

Kryetari i partisë Nick Clegg muajt e fundit ka qenë vazhdimisht në shënjestër të akuzave, për thyerje të premtimeve elektorale.

NOA/DV

KOMENTE