English

E rrallë/ 4-vjeçari nuk ndjen asnjë dhimbje

Londër, 7 maj, NOA – Mund të quhet njeriu më me fat në botë ... pasi nuk i ndjen dhimbjet.

Fjala është për Oliver Jebson, i cili vuan nga një patologji e veçantë, e ashtuquajtura “sindromë e Cornelia De Lan”.

Ajo e bën që ai nuk ndjen asnjë dhimbje, edhe pas dhjetëra ndërhyrjesh kirurgjikale pa anestezi në trupin e tij.

Fëmija i cili mbush 4 vjeç pas disa muajsh, është duke bërë gjithsesi përpjekje për ta luftuar këtë sëmundje, e cila nuk do ta ndihmojë shumë siç duket, pasi e afron drejt vdekjes.

Ajo që ai përjeton, është një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila pasohet me vonesa në aftësitë kryesore të trurit dhe trupit të njeriut.

Kjo sindromë ka marrë emrin nga pediatria e njohur holandeze Cornelia De Lange, e cila e zbuloi atë në vitin 1933.

Ajo quhet edhe “shkurtësia e Amsterdamit” dhe ka si veçori shkurtësinë, vonesa të mëdha në zhvillimin mendor, deformime të gjymtyrëve si edhe shurdhësi.

n.e/NOA

KOMENTE