Athinë, 7 maj, NOA - Qeveria greke sonte ka hedhur poshtë raportet e mediave gjermane se Athina zyrtare po shikon mundësinë e largimit nga eurozona.
Një përfaqësues i kabinetit grek Jorgos Papanderus kategorikisht e përgënjeshtron informacionin e dalë në "Shpigel".
Botimi elektronik i "Shpigel" duke iu referuar burimeve të veta, publikoi se Qeveria greke ka paralajmëruar se mund të dalë nga eurozona dhe t'i kthehet dhramisë.
Kryetari i Eurogrupit Zhan Klod Junker ndërkohë e përgënjeshtron informaciopnin e publikuar në "Shpigel" se ministrat e financave nga eurozona sonte do të mbajnë një takim urgjent në të cilin do të shqyrtohet kriza në Greqi dhe mundësia për rikonstruksionin e debisë greke.
Greqia ishte vendi i parë që u përball me krizën financiare si pasojë e defiçitit të madh buxhetor. Vendi i shpëtoi falimentimit vetëm falë paketës evropiane të shpëtimit.
a.k.NOA