Islamabad, 7 maj 2011, NOA – Natën e operacionit amerikan për vrasjen e kryeterroristit të Al Kaidës Osama bin Laden në vilën e tij bunker në provincën e Abbottabad në Pakistan, Osama dhe bashkëshortja e tij jemene, Amal sapo kishin rënë në shtrat dhe kishin fikur dritën. Ishte ky momenti kur Osama dëgjoi krismat.
Këtë e rrëfeu vetë gruaja e Osamës, Amal Ahmed Al Sadah gjatë marrjes në pyetje nga forcat e sigurisë së Pakistanit, ku ajo tregoi atë që pa me sytë e saj gjatë operacionit blitz të amerikanëve, të cilët gjunjëzuan liderin e terrorizmit botëror.
Sipas saj, skuadra amerikane e Navy Seals mbërriti në kohë të qëllojë kundër bashkëshortit të saj, udhëheqësit të Al Kaidës, ndërkohë që ky i fundit po përgatitej të merrte në dorë kallashnikovin.
Këtë rrëfim të gruas së Osamës e kanë bërë publik për të përditshmen pakistaneze Dawn dy oficerë të sigurisë, që biseduan hollësisht me Amal.
mit/NOA