Shkup, 7 maj 2011, NOA- Kreu i qeverisë së Maqedonisë, njëherësh kryetari i partisë VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski e shikon partinë e tij si fituese të zgjedhjeve të 5 qershorit.
Gjatë nënshkrimit të një marrëveshje me aleatët për koalicionin e zgjedhjeve të parakohshme ai u shpreh se, “Ky është një front masiv, i cili jo vetëm se duhet të sjellë fitoren e ardhshme në zgjedhje, por edhe të marrë përgjegjësinë gjatë katër viteve të ardhshme dhe të bëjë përparime në Maqedoni, në çdo fushë”.
Më tej ai tha se lista e kandidatëve për deputetë është e menduar mirë dhe si rrjedhojë ata sigurisht do të fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme,
Mësohet se në koalicionin që Gruevski kryeson, bëjnë pjesë parti të komunitetit Serb, Boshnjak, Rom, si dhe minoritete të tjera të këtij vendi, ku në total numri i partive të koalicionit të maxhorancës shkon në 24 parti.
a.y/NOA