English

Hidhet nga kati i dytë, vdes 59-vjeçari

Vlorë, 7 maj, NOA – Një 59-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në Vlorë rreth orës 13:00.

Sipas policisë, 59-vjeçari me inicialet S.L, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së tij në një moment depresioni. Pas hetimeve që ka bërë policia, ka rezultuar se S.L vuante prej kohësh nga depresioni dhe kurohej për problemet që kishte.

Hedhja nga kati i dytë i banesës i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje të afërmit e tij tij për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE