English

Mbante pistoletë me vete, 46 vjeçari përfundon mbas hekurave

Pukë, 7 maj 2011, NOA- Ka qenë një pistoletë tip TT, ajo që ka vënë në pranga një 46 vjeçar nga qyteti i Pukës.

Jak Brahimi, lindur dhe banues në fshatin Miliska të komunës Fierzë, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Pukës, në vendin e quajtur Ars, të këtij rrethi.

Gjatë kapjes, atij iu gjet me vete një armë zjarri tip pistoletë TT së bashku me një krehër me 7 fishekë.

Ndaj tij, Prokuroria e këtij qyteti ka nisur hetimet për veprën penale, “Armëmbajtje pa leje”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Alban Hajdari12:55 - 07 Maj 2011
    po mir hallall ja baft zoti pale si e ka hallin si e man me mete tt