English

Obama nderon komandot "Navy Seals"

SHBA, 7 maj, NOA - Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka nderuar ushtarët e njësisë speciale komando, të cilët në fillim të javës vranë shefin e Al Kaidës, Osama bin Laden.

Obama dhe zëvendëspresidenti Joe Biden, sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, janë takuar me ushtarët e njësisë elitë në bazën Fort Campbell në shtetin federal Kentucky. Komando speciale sulmoi shtëpinë e bin Ladenit në qytetin pakistanez Abbottabad, dhe sipas të dhënave të veta vrau e më pas varrosi në det kryetarin e terroristëve. Të premten për herë të parë rrjeti terrorist Al Kaida konfirmoi vdekjen e ish shefit të tij dhe kërcënoi në faqet e tij në internet me akte hakmarrjeje.

Ekspertët për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara kanë kërkuar ndërkohë nga SHBA hollësi të mëtejshme për vrasjen e bin Ladenit. SHBA duhet të tregojnë nëse përdorimi i dhunës me pasojë vdekjen e bin Ladenit ka qenë konform standardeve të së drejtës ndërkombëtare, u tha në Gjenevë.

a.k/NOA/DV

KOMENTE