English

Parashikimi i motit për 8 maj 2011

Tiranë, 7 maj 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme, që në orët e para të dites i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët, por në mesditë parashikohet të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të theksuara do të jenë në ekstremin verior.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira të izoluar. Gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët të përfshijnë të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por vlerat maksimale do të qëndrojnë konstante në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Perëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 2 ballë.

Europa

Europa perëndimore dhe jugperëndimore do të karakterizohet nga kushte të paqendrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Kjo situatë do të ndikohet nga vendosja e një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Spanjës. Shira më të dendur do të bien në Ishujt Britanikë dhe malet Baske ku do të zhvendoset një front i ftohtë. Po ashtu me vranësira dhe shira do të dominohen edhe vendet e Lindjes në këto rajone do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave. Ndryshe paraqitet situata në Qendër të kontinentit, Pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensiv

- Portugalia rrezikohet nga stuhi ere dhe shira të dendur

- Spanja alarmon për shira të dendur dhe dallge të larta

a.y/NOA

KOMENTE