Vlorë, 7 maj 2011, NOA- Policia e Vlorës në një deklaratë zyrtare të saj, ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme nga ora 20.00 e deri në 08.00 të mëngjesit të së dielës do ruajë selitë e KZAZ-ve.
Më tej thuhet se ruajtja e Qendrave të Votimit do të fillojë nga ora 18.00 e deri në daljen përfundimtare të rezultateve nga KZAZ-ja.
Theksohet se për procesin zgjedhor të datës 8 maj do të angazhohen me detyra zgjedhore 362 punonjës policie, të cilët do të marrin në në ruajtje 346 objektet që do të shërbejnë si Qendra Votimi.
Ndërkaq theksohet se edhe faza e parë e periudhës parazgjedhore është përmbyllur me sukses nga blutë e qytetit, ku në total në qarkun e Vlorë janë organizuar gjithsej 157 aktivitete të ndryshme politike.
a.y/NOA