Prishtinë, 7 maj 2011, NOA- Policia e Prishtinës ka vënë në pranga dy agresorë, të cilët kanë sulmuar dhe dërguar në spital, viktimat e tyre.
Policia e Prishtinës raporton se rasti i parë është ai i arrestimit të një të dyshuari i cili mendohet të se ka therur me thikë një viktimë të seksit mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi”, ndërsa viktima ka përfunduar në spital ku dhe po kurohet për shërimin e plagëve të marra.
Një tjetër rast sulmi ka ndodhur në Obiliq mbrëmjen e djeshme ku është arrestuar i dyshuari i seksit mashkull K.Ashkali, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një tjetër person të seksit mashkull, i cili i përket komunitetit Rom.
I dëmtuari ka përfunduar në spital, ndërsa ndaj agresorit, organi i akuzës ka nisur hetimet.
a.y/NOA