English

PS: Po falsifikohen kartat e identitetit

E shtunë, 7 maj 2011, NOA- Deputeti socialist i Shkodrës, Paulin Sterkaj këtë mesditë ka denoncuar se po shpërndahen karta identiteti false me synim përfshirjen e tyre në procesin zgjedhor të ditës së nesërme.

Sipas tij, në këto karta mungojnë disa nga elementet e sigurisë së kartës së identitetit origjinale, madje shtoi se edhe çipi i kartave që po qarkullojnë nuk janë të njëjta me kartat origjinale, ai mund të jetë çip karte celulari apo ndonjë mjeti tjetër.

Sterkaj theksoi se, shenjat e gishtërinjve janë një tjetër element që dallon këto karta nga ato origjinale, madje shtoi se riprodhimi identik i tyre është i pamundur.

Ai theksoi gjithashtu se në rast se karta origjinale përthyhet ajo nuk rikthehet më në gjendjen fillestare, ndërsa kartat false janë elastike nuk pësojnë ndryshim, pasi rikthehen në gjendjen fillestare pavarësisht çdo lloj përthyerje apo ndryshimi.

Më tej Sterkaj tha se, kartat false dallojnë edhe nga shkëlqimi që kanë dhe nga ngjyrat të cilat janë ndryshe nga origjinali tek e falsifikuara.

a.y/NOA

KOMENTE