English

Tahiri: Stefanoviç le të vijë, qëndrimi ynë nuk ndryshon

Prishtinë, 7 maj 2011, NOA- Kryesuesja e delegacionit të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi deklaron se do e takoj përfaqësuesin Serb nëse ai vjen në Prishtinë.

Nga ana e kreut të delegacionit Serb Borko Stefanoviç është paralajmëruar një vizitë drejt Kosovës në javën e ardhshme, pas marrjes së lejes nga qeveria e Kosovës.

Nga ana e shumë prej përfaqësuesve të politikës, vizita e tij është cilësuar si provokative, duke menduar se vizita e tij do të bëhet në vijim të bisedimeve mes dy vendeve.

Nga ana e saj Tahiri ka theksuar se cilado të jetë arsyeja e vizitës së tij, në qëndrimin e delegacionit të Kosovës nuk ndryshon asgjë, dialogu është thjesht teknik.

a.y/NOA

KOMENTE