English

Tragjedi në brigjet e Libisë, mbytet anija me 600 emigrantë

Tripoli, 7 maj 2011, NOA - Një tragjedi njerëzore ka ndodhur sot në të dalë të brigjeve libiane, kur një anije e vogël me 600 emigrantë libianë në bord u mbyt në orët e para të mëngjesit. Anija, e cila shoqërohej edhe nga një tjetër anije me 655 emigrantë kishte si destinacion ishullin e Lampeduzës në Itali.

Të dhënat flasin për dhjetëra viktima, ndërsa ka edhe të mbijetuar, që kanë mundur të dalin në breg me not.

Tre foshnja dhe shumë gra libiane janë mes 16 trupave të gjetur deri më tani, ndërkohë që 32 persona rezultojnë të zhdukur.

Anija arriti pikun e ngarkesës pak milje nga bregu, duke u fundosur për shkak të mbingarkesës.

Sipas dëshmive të të mbijetuarve, anija e tragjedisë me 600 emigrantë në bord u nis një orë më vonë se një anije tjetër, e cila mbante një ngarkesë të ngjashme.

mit/NOA

KOMENTE
  • Atger Qyrku22:02 - 07 Maj 2011
    eshte e dhimbshme Dikush duhet te pergjigjet per keta persona te vdekur.