English

Vajza e Bin Laden rrëfen si u ekzekutua me gjakftohtësi i ati

E shtunë, 7 maj 2011, NOA- Amal Ahmed Abdullfatah, 27 vjeç, gruaja e kreut të Al Kaedës, Osama Bin Laden, pritet të deklaroj për autoritetet Pakistaneze, se si bashkëshorti i saj i ka shpëtuar për kaq vite kërkimit ndërkombëtar.

Gruaja e fundit e Bin Ladenit, e cila u plagos gjatë sulmit të amerikanëve në orët e para të mëngjesit të 2 majit në kompleksin e tij në Abutabad, e lindur në Jemen, ka thënë se ajo duhej vetëm të qarkullonte në dy katet e sipërme të shtëpisë dhe të mos zbriste kurrë as në katin e parë gjatë të gjithë kohës që ajo ka qëndruar atje.

Së bashku dy gra të tjera, Amal Ahmed Abdullfatah, po merret në pyetje nga shërbimet sekrete pakistaneze.

Nga ana e autoriteteve të Pakistanit po mbahen nën kontroll edhe tetë apo nëntë fëmijët që u gjetën në kompleks, pasi komandot amerikane u larguan.

Një përfaqësues i autoriteteve të Pakistanit deklaron se, gruaja ishte plagosur në këmbë gjatë operacionit dhe nuk kishte qenë dëshmitare e momenteve të fundit të Bin Ladenit.

Ndërkaq i njëjti burim, shprehet se të gjithë procesin e ekzekutimit të liderit të Al Kaedës, e ka parë vajza e tij 12-vjeçare e cila është shprehur se babai i saj u kap i gjallë dhe u vra me gjakftohtësi nga amerikanët.

Sipas vajzës së Osama bin Laden, ai është kapur nga forcat amerikane dhe më pas është vrarë me gjakftohtësi, pa i bërë thirrje për dorëzim.

a.y/NOA

KOMENTE