English

Vëzhguesit ndërkombëtar të martën japin deklaratën e parë për zgjedhjet

E shtunë, 7 maj 2011, NOA- Dita e martë do të jetë prezantimi i deklaratës paraprake nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë të caktuar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), si dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 8 majit.

Misioni Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it përbëhet nga 298 vëzhgues nga 30 vende, duke përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër. Delegacioni i Kongresit përbëhet nga 14 përfaqësues të zgjedhur vendorë nga 11 vende, duke përfshirë edhe Komitetin e Bashkimit Europian të Rajoneve.

Mësohet se deklarata paraprake do të jepet nga Jonathan Stonestreet, Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocová, Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë konferencë për shtyp do të jenë edhe Volkram Gebel, Raportuesi i delegacionit të Kongresit, dhe Raul Mureşan, Zv. Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it.

a.y/NOA

KOMENTE