Pukë, 7 maj 2011, NOA- Policia e Pukës ka ndërmarrë një operacion, ku ka vënë nën pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një të katërt.
Arrestimet e tyre u bënë pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm tre të ndaluarit së bashku me personin e katërt i cili është shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në fshatin Kimez të Komunës Gjegjan rreth 20 kg tel dhe kabull material bakri, të cilin më pas ia kanë shitur një tjetër shtetaseje.
Të ndaluarit janë: Artan Ndoj, 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kimez, Komuna Gjegjan të rrethit Puke; Florin Prenga, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gojan, Komuna Gjegjan e rrethit Pukë dhe Lumturije S., 48 vjeç, lindur në fshatin Kabash, Komuna Rrapë dhe banuese në fshatin Fushë- Arrës, të rrethit Pukë.
Por operacioni të policisë ka mundur ti shpëtojë, Artan Prenga, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kimez, komuna Gjegjan.
Tre të rinjtë pasi kanë grabitur kabullin e bakrit ja kanë shitur Lumturije S. Dhe kjo u vërtetua nga ana e uniformave blu gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së kësaj të fundit, ku dhe u sekuestruar edhe një thes me një sasi të konsiderueshme fishekësh model 56.
Janë tre vepra penale me të cilat do të përballen dy nga të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim, “Vjedhjes në bashkëpunim” dhe Lumturije S. Do të ndiqet penalisht për “Përvetësim të mallrave të vjedhura” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Ndërkoha efektivat e policisë po punojnë për vënien para drejtësisë edhe të të shpallurit në kërkim, Artan Prenga.
a.y/NOA