Shijak, 7 maj 2011, NOA- Një 14 vjeçar është zhdukur në orët e pasdrekes në rrjedhën e lumit Erzen.
I riu me iniciale M.Dh, mësohet të ketë shkuar me shokët për tu larë në lumin Erzen dhe dyshohet se 14 vjeçarin e ka rrëmbyer uji teksa po lahej.
Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Rreth, ka vënë në lëvizje banorët e zonës, dhe strukturat e policisë dhe polumbarët të cilët janë impenjuar për gjetjen e të riut.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, thuhet se 14 vjeçarin e ka përfshirë rrjedha sapo ka hyrë të lahet.
a.y/NOA